LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Kosova duhet të jetë pjesë e “Open Ballkan” sepse tash është vetë e katërta

Grubi: Kosova duhet të jetë pjesë e “Open Ballkan” sepse tash është vetë e katërta

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka folur rreth zgjedhjes së Dritan Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi.

Grubi u shpreh i lumtur me zgjedhjen e Abazoviqit si kryeministër, teksa shtoi se punën do ta ketë të vështirë, por me energjinë e tij ai do të sjellë rezultate të mira.


Ai më tej tha se kryeministri shqiptar në krye të Malit të Zi, ka bindje plotësisht të njëjta me ato të Prishtinës zyrtare, Tiranës e Shkupit zyrtar.

“Bindjet e tij politike dhe ideali i tij janë në tërësi të përputhshme me të mijat, Ramës e Kurtit dhe shpresoj se bashkërisht do të bëjmë përpjekje që ta integrojmë të gjithë rajonin në NATO e BE”, është shprehur Grubi në Klan Kosova.

Sa i përket nismave rajonale, siç është “Open Ballkan”, Grubi tha se Kosova duhet të jetë gjithmonë protagoniste në çdo tavolinë, sepse sipas tij, asnjëherë nuk është e vetme, por vetë e katërta.

“Kosova duhet të jetë protagoniste në çdo tavolinë ku flitet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, sepse Kosova asnjëherë nuk është e vetme dhe e theksova se Kosova është vetë e treta e tash vetë e katërta në çdo forum rajonal, qoftë ai “Open Ballkan”, qoftë Procesi i Berlinit apo çfarëdo formati tjetër”, është shprehur Grubi.

Kurse, sa i përket çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, Grubi tha se kjo e fundit e ka me patjetër ta bëjë një gjë të tillë.

“Serbia e ka me patjetër ta njoh Kosovën si shtet, të cilën e ka njohur e gjithë bota demokratike dhe nëse do që ta vazhdojë rrugëtimin e vetë drejtë BE-së, gjithsesi se ky duhet të jetë epilogu përfundimtar për politikën e jashtme serbe”.

“Por, nisma të tilla siç është Procesi i Ballkanit apo ‘Open Ballkan’, vlerësoj se Kosovën duhet ta gjejë në tavolinën e bisedimeve sepse aty Kosova nuk është e vetme dhe ne do ta ndihmojmë argumentimin e nevojës së njohjes imediate të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë”, u shpreh Grubi, njofton Klankosova.tv.

E, sa i përket mundësisë së një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë së Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi, Grubi u shpreh se takimet formale nuk e pengojnë komunikimin e rregullt mes udhëheqësve të këtyre shteteve.

“Nuk ka çështje rajonale për të cilën nuk jemi të koordinuar, nuk ka çështje të hapur për Kosovën për të cilën ne nuk dalim në ndihmë ose nuk jemi asistues në çfarëdo forumi ndërkombëtarë, qoftë si anëtarë të NATO-s, qoftë si vende aspiruese për BE-në me dritë jeshile për të nisur negociatat”.

“Pa nevojën e formaliteteve, ne jemi në kontakt të përditshëm dhe të përputhshëm 100 për qind me bindjet tona, për atë se si duam ta shohim Ballkanin Perëndimor të integruar në NATO dhe BE”, është shprehur Grubi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori