LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Bashkësitë më të vogla nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuara në administratën publike

Grubi: Bashkësitë më të vogla nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuara në administratën publike

Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët me temë: “Rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit për bashkësitë më të vogla”, organizuar nga Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Grubi ka thënë se shoqëria jonë në praktikën më të hershme i ka pranuar marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe sot mund të thuhet se është bazë e suksesit të përbashkët.

“Vërtetë kam kënaqësinë që të jem pjesëmarrës në këtë tryezë të rrumbullakët në veçanti për të diskutuar me ju mbi rëndësinë e Marrëveshjes kornizë të Ohrit që ka edhe për komunitetet më të vogla në vend edhe pse vet me veten nuk pajtohem me përkufizimin “komunitete më të vogla, komunitete më të mëdha në vend”. Shoqëria jonë që në praktikën e saj më të hershme i ka pranuar marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe sot mund të them lirshëm se ajo është baza e suksesit si shoqëri e jonë e përbashkët”.


“Duke i trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë MO është e rëndësishme për të gjithë ne sepse solli barazinë dhe kjo karakteristikë e bënë atë marrëveshje për ndërtimin e një shteti të integruar në NATO dhe së shpejti edhe në Bashkimin Europian. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, solli mundësi të reja për të gjitha komunitetet, solli mundësi që në mënyrë të barabartë të gjithë ne të kyçemi në zhvillimin e shtetit. Sigurisht se zhvillimi i qëndrueshëm nuk është i mundshëm nëse dikush lihet në margjinat e shoqërisë. Nuk po flas këtu vetëm për komunitete etnike por komunitete të të gjithë grupeve të interesit. Falë MO sot përveç gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe kemi komuna ku gjuhë zyrtare është edhe gjuha rome, gjuha turke, gjuha boshnjake, ajo serbe si dhe pjesëtarët e këtyre komuniteteve janë të integruar tashmë në të gjitha sferat e shoqërisë edhe pse akoma jo në numrat e dëshiruar dhe në numrat e duhur”, theksoi Artan Grubi.

Sipas tij, është arritur faza e përmbylljes së pjesës normative dhe se bashkëpunimi të mos mungojë edhe në zbatimin e pjesës praktike të Marrëveshjes së Ohrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori