Dita sot ka nisur me lajmin tragjik të vrasjes së një 63 vjeçarje në Prishtinë, e cila ishte arsimtare e lëndës së gjeografisë në shkollën fillore “Dardania”.

Reklama

I dyshuari për vrasjen e mësimdhënëses Sadije Godeni është bashkëshorti i saj 70 vjeçar, i cili dyshohet se të ndjerën e ka vrarë me sëpatë.

E pas vrasjes së 63 vjeçares kanë reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Rrjeti i Grave të Kosovë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.

Nagavci theksoi se vrasja e grave dhe vajzave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë.

Reklama

“Kosova sot u trondit nga lajmi për vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.

Ky lajm i rëndë, erdhi në kohën kur në shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit po i dedikohej parandalimit të dhunës ndaj gruas, si pjesë e Kampanjës ‘16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore’.

Reklama

Këtë rast, e bën edhe më të rëndë fakti se kjo grua që u vra sot ishte mësimdhënëse në një shkollë të kryeqytetit dhe do të mungojë sot e përgjithmonë te nxënësit e saj”, shkruan Nagavci në Facebook.

“Vrasja e grave dhe vajzave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë. Prandaj, ne si institucione, bashkë me të gjithë akterët tjerë, të kujdesemi më shumë, që ngjarje të tilla të mos ndodhin.

Reklama

Po ashtu, të punojmë sot që t’i edukojmë fëmijët tanë, vajzat e djemtë, se e ardhmja do të jetë e sigurt vetëm si të barabartë dhe pa dhunë”, thekson më tej ministrja e Arsimit.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga SBASHK-u.

“SBASHK – dhembje e trishtim për rastin tragjik në familjen Godeni. Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni.

Reklama

Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë Sadije Godeni”, thuhet në reagim.

Reklama

“Loti e dhembja jonë bëhet bashkë me dhembjen dhe lotin e punëtorëve arsimorë në shkollën ‘Dardania’ në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më”, thuhet më tej. /Telegrafi/