Një nënë e dy fëmijëve që i mbijetoi dy lidhjeve ku ajo ishte cak i abuzimeve të ndryshme, tani është martuar për një burrë i cili i ka kaluar 20 vite prapa grilave për vrasjen e ish-gruas.

Stephany Garcia nga Santa Rose në Teksas, është dashuruar në Gerard Kastanie dhe atë vetëm një muaj pasi ai u lirua nga burgu në vitin 2007, pasi që atje i kaloi 20 vite për vrasjen e gruas në vitin 1996.

Garcia hasi në kritika të ashpra në rrjetet sociale për martesën me një vrasës, në veçanti pasi që dy lidhjet e mëparshme nuk i kishin “dhënë mjaftueshëm mend”, duke tentuar të arsyetohet: “I kaloi 20 vite në burg për të menduar sesi duhet trajtuar gratë kur të del jashtë”.

49-vjeçarja ka vlerësuar se për shkak të përvojës së saj me dhunë në familje, e ka kuptuar kinse ai është penduar për krimet dhe se beson në mundësinë e dytë.

Megjithatë, Kastanie tani është në lidhje me një grua tjetër dhe kanë një fëmijë, e Garcia është kritikuar ashpër në rrjetet sociale, ku përdoruesit nuk mund të besojnë se ajo ishte martuar me një burrë që ka vrarë gruan e parë – në veçanti pas dy lidhjeve të dështuara të saj ku ishte trajtuar keq nga ish-partnerët. /Telegrafi/