LAJMI I FUNDIT:

Gruaja ishte pa simptome COVID-19, por dyshohet se infektoi 98 persona në një klub nate në Pragë

Gruaja ishte pa simptome COVID-19, por dyshohet se infektoi 98 persona në një klub nate në Pragë

Numri i njerëzve pozitivë me coronavirus të cilët kanë lidhje me një klub nate në Pragë është rritur në 98, dhe në mesin e tyre janë futbollistë nga tre klube të mëdha të Pragës!

Kjo është vetëm një valë e re e madhe e njerëzve që vuajnë nga COVID-19 në Republikën Çeke, shkruan The Guardian.


Gjatë ditës së sotme u raportuan 247 raste të reja, që është numri më i madh që nga fundi i qershorit. Si rezultat, kryeministri çek, Andrej Babis, deklaroi se “mbajtja e maskës mund të jetë e detyrueshme sërish në disa hapësira të mbyllura”.

Zyrtarët shëndetësorë dyshojnë se një grua, pa simptoma, është burimi i infeksionit që u përhap më 11 korrik pas një feste në një klub nate në Pragë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e këtij vendi deklaruan se 68 persona prej mbi njëqind njerëzish që ishin në klubin e natës, shtatë punonjës, si dhe 23 anëtarë të familjeve së saj u testuan pozitivë me COVID-19. Në total, 273 persona janë në karantinë.

Pasi mediat shkruanin se njerëzit në klub u infektuan duke shpërndarë pije, zyrtarët përsëritën rëndësinë thelbësore të distancës fizike.

Sidoqoftë, përkundër rritjes së rasteve ditore në javët e fundit, numri i të shtruarve në spital është vetëm paksa (141 raste), që është një e treta e numrit gjatë valës së infeksionit në prill. Zyrtarisht, gjithsej 14,570 njerëz janë testuar pozitivisht me COVID-19, dhe 364 njerëz vdiqën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori