LAJMI I FUNDIT:

Gruaja ishte gjurmuar për dy orë pasi dikush ia vendosi një Apple AirTag

Gruaja ishte gjurmuar për dy orë pasi dikush ia vendosi një Apple AirTag

Një grua ka përshkruar përvojën e saj kur u gjurmua fshehtë nga dikush që i kishte vendosur fshehurazi një Apple AirTag.

Hannah Rose May, një shkrimtare dhe aktore irlandeze, tha se vendndodhja e saj u gjurmua pa dijeninë e saj për dy orë rreth Disneyland, Kaliforni një të shtunë në mbrëmje në qershor, transmeton Telegrafi.

Më në fund ajo e kuptoi se po gjurmohej vetëm kur etiketa u lidh me telefonin e saj të avancuar përmes Bluetooth dhe ia dërgoi një njoftim.


Nuk dihet se kush ia vendosi pajisjen me madhësi sa një monedhë, apo ku saktësisht ishte fshehur pa dijeninë e saj – ndoshta në çantën apo xhepin e saj.

“Vendi më i lumtur në tokë mund të shndërrohej shumë lehtë në makthin tim më të keq”, shkroi ajo në Twitter.

Një numër raportesh në SHBA kanë pohuar tashmë se njerëzit po gjurmohen pa vetëdije me AirTags, potencialisht nga ndjekësit, hajdutët dhe ngacmuesit seksualë. /Telegrafi/