LAJMI I FUNDIT:

“Gruaja ime çdo natë thërret ‘erdhi djali’ “, Çerkini: Familjarët e personave të pagjetur janë jashtëzakonisht të zhgënjyer

“Gruaja ime çdo natë thërret ‘erdhi djali’ “, Çerkini: Familjarët e personave të pagjetur janë jashtëzakonisht të zhgënjyer

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, tha se familjarët e personave të pagjetur janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me punën e Qeverisë së Kosovës.

Ai në një prononcim për media në Mitrovicë tha se për shkak të mos gjetjes së fëmijëve të tyre shumë nëna nuk flenë.


“Ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Nuk është punuar atë që dinë dhe çka mund të punojnë. Nuk ka sen që nuk dihet, thuhet s’kemi të dhëna, por do punë dhe angazhim për zbardhen e fatit dhe zbutjen e të gjithë familjeve për fatin e 1,612 personave të pagjetur. Hajde të këqyrim ato nëna çka bëjnë sot, hajde të këqyrim…Komuna e Mitrovicës çdo vit në kësi tubimi pa autobusë kurrë s’ka qenë… Prej Marinës të Skenderajt deri në Bllacë kemi boll varreza masive… Nuk janë organizuar dhe ka nis të zbehet vet në Republikën e Kosovës. Po lypim njerëz, po lypim fëmijë… Edhe 132 fëmijë janë të pagjetur. Merrni me mend ato nëna çka mendojnë. Ne jemi të gjithë të nënave, në Republikën e Kosovës ka nana që nuk flenë, edhe gruaja jem. Ajo natën pisket erdhi djali… Unë i them flej, po çfarë djali, ajo ‘o shkallëve po e ni’”, tha ai.

Çerkini tha më tej se çdo vit shkon në Beograd, e në një rast tregoi se si ka dashur që të vendos lule para Parlamentit të Serbisë.

“Unë çdo vit shkoj në Beograd, dua të qes lule, e s’kam ku, e kam dasht me ia qit Vuçiqit para kuvendit, por na kanë thënë jo tjetër herë se do ta bëjmë një obelisk…e kam lyp me pas një obelisk në qendër të Beogradit ose në Batanicë. E di që çdo gjë e dinë, por nuk po punojnë”, ka thënë Çerkini.

Ai pati dhe një lutje për Qeverinë e Kosovës: “Ju kisha lut mos na harroni neve familjarëve. Të flasim çka kanë fol në Ohër…Ende që dy vjet një bisedë të nënshkruar nuk e kanë realizuar…”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori