LAJMI I FUNDIT:

Gruaja ia kap dorën dhe nuk e lëshon, Papa Françesku humb durimin

Gruaja ia kap dorën dhe nuk e lëshon, Papa Françesku humb durimin

Papa Françesku kishte dalë në sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur fëmijët dhe të rriturit, në natën e ndërrimit të moteve.

Megjithatë një grua që ishte në turmë iu afrua dhe e kapi për dorë duke mos e lëshuar, derisa e detyroi të parën e kishës katolike që ta godasë në dorë që të çlirohet nga ajo, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte ai u pa duke i bërtitur para të pranishmëve, e ky moment u kap nga kamerat e mediave të shumta që ishin prezentë në këtë ngjarje.


Por, pasi videoja bërë xhiron e botës, Papa kërkoi falje që e kishte goditur në dorë gruan ku tha: “Shumë herë humbim durimin. Edhe imë e humba i them më fal gruas për këtë shembull të keq”. /Telegrafi/