LAJMI I FUNDIT:

Gruaja goditet nga makina dhe shtrihet në rrugë, kalimtarëve as që u bën përshtypje kjo punë! (Video)

Gruaja goditet nga makina dhe shtrihet në rrugë, kalimtarëve as që u bën përshtypje kjo punë! (Video)

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është shpërndarë me të madhe në mediat sociale kineze edhe një herë duke ekspozuar se si kalimtarët kinezë hezitojnë tmerrësisht për të ndihmuar të panjohurit në nevojë.

Në disa pamje të kapura nga kamerat e vëzhgimit në një kryqëzim, përcjell Telegrafi, një grua shihet duke pritur në mes të një udhëkryqi, ndërsa makinat kalojnë para saj.

Papritmas, gruaja goditet nga një veturë që vjen nga drejtimi i kundërt, duke e shtrirë për tokë, ku ajo qëndron e palëvizshme.


Përveçse vetura që e goditi nuk u ndalua, as këmbësorët që dëshmuan aksidentit nuk e bënë asnjë hap në drejtim të saj.

Dhe reagimi i dëshmitarëve nuk vjen as edhe kur drita e trafikut ndryshon – këmbësorët dhe biçikletat kalojnë nëpër kalimin e zebrave – e asnjë prej tyre nuk ndalet për të kontrolluar gruan.

E lënë vetëm në mes të rrugës, gruaja është parë duke ngritur kokën ngadalë.

Meqë askush nuk merr iniciativën për të ndalur trafikun, përcjell Telegrafi, makinat vazhdojnë të “injorojnë” gruan e palëvizshme.

Përfundimisht, për “t’i vënë kapakun” kësaj ngjarje të tmerrshme, një xhip ecë pikërisht mbi gruan e shtrirë.

Çfarë shihet në fund është shoferi i xhipit që ndalon dhe del jashtë për të kontrolluar gruan, së bashku me një këmbësor tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori