LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e vrasësit të kryeministrit izraelit krijon parti politike

Gruaja e vrasësit të kryeministrit izraelit krijon parti politike

Gruaja e Jigal Amir, i cili vrau kryeministrin e Izraelit, Jicak Rabin, 24 vjet më parë, ka shpallur zyrtarisht një parti të re politike – përpara zgjedhjeve parlamentare të 2 marsit.

Duke regjistruar një parti të quajtur Gjykimi i drejtë (Mishpat Cedek), Larissa Trimbobler-Amir bëri thirrje për rigjykim të burrit të saj dhe, siç u shpreh “për të gjithë njerëzit e pafajshëm duke u arrestuar padrejtësisht”.

Nëna e vrasësit, Geula Amir, është e gjashta nga tetë kandidatët në listën e asaj partie të re.

Amir, 49-vjeç, po vuan një dënim të përjetshëm për vrasjen e Rabin.

Rasti i tij është i qartë, pasi që ai u filmua duke ngritur një armë në drejtim të Rabin pas tubimit të paqes në Tel Aviv.

Amir, një nacionalist fetar që kundërshtoi politikën e Rabin për paqe me palestinezët, rrëfeu dhe rindërtoi krimin dhe kurrë nuk tërhoqi dëshminë e tij.

Sidoqoftë, kishte shumë teori konspirative që thanë se Amir nuk ishte vrasësi.

Ato u bazuan në pretendimet se dëshmitarët nuk panë gjak në vendin e vrasjes dhe se dërgimi i Rabin në një spital aty pranë zgjati shumë.

Përpjekjet e mëparshme për të liruar Amir bazuar në teori të tilla kanë dështuar.

Të dy gjykatat që e dënuan dhe komisioni i ngritur për të hetuar serinë e ngjarjeve që çuan në vrasje, kundërshtuan teoritë e komplotit dhe konkluduan që Amir ishte fajtor për vrasje.

“Vetëm ne mund ta bëjmë këtë, jo politikanët, ata nuk u interesojnë”, tha gruaja e Amir, Alyssa Trimbobler-Amir, e cila ka bërë fushata të gjata për lirimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori