Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është suspenduar për katër vjet nga futbolli për shkak të dopingut.

Pogba kishte rezultuar pozitiv për testosteron pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht 2023, ndeshje në të cilën lojtari mbeti në stol.


Nga ajo kohë, francezi u dënua për mos prezencë në fushat e blerta, por tani është marrë dënimi përfundimtar.

Snapinsta.app 430270645 320192467721527 4924532829573564759 n 1080 Foto: Paul Pogba / Instagram

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar së fundmi gruaja e Pogba-s, Zulay e cila nuk hezitoi të dilte në mbështetje të bashkëshortit të saj futbollist.

“E vërteta do të mbizotërojë gjithmonë, mbreti im, qëndro i fortë siç ke qenë gjithmonë”, shkroi ajo.

pogba Foto: Zulay Pogba / Instagram

Vlen të theksohet, se mesfushori i Juventusit planifikon të apelojë vendimin sipas një deklarate të publikuar të enjten pasdite, raporton The Sun.

Juventusi ende nuk ka reaguar për situatën, por sipas raportimeve thuhet se ekipi po përgatitet të përfundojë kontratën.

Snapinsta.app 413288035 5339162479540989 7405301513341103603 n 1080 Foto: Zulay dhe Paul Pogba / Instagram

Ky dënim i Pogba-s, do të mund të nënkuptonte edhe përfundimin e karrierës së lojtarit, duke qenë se deri atëherë ai do të bëhej gati 35 vjeç. /Telegrafi/