LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e godet oficerin e policisë në vithe, por përfundoi në stacion

Gruaja e godet oficerin e policisë në vithe, por përfundoi në stacion

Një grua e dehur gjermane që goditi një oficer policie në vithe përfundoi në një qeli në stacionin policor dhe mund të presë akuza për abuzim seksual, njoftuan autoritetet.

Sipas një deklarate të policisë, gruaja 28-vjeçare sulmoi oficerin e policisë në stacionin kryesor në Dortmund, transmeton Telegrafi.

Ajo iu afrua nga pas, dhe e goditi papritur në vithe me pëllëmbën e saj.

Meqenëse ajo nuk kishte asnjë dokument me të cilin mund të identifikohej, ajo u dërgua në stacionin e policisë ku vazhdoi të fyente policët.

I gjithë incidenti u filmua nga kamera e trupit të një oficeri policie.

Ajo më vonë u testua për testin e alkoolit dhe u vërtetua se kishte 1,6 mili alkool në gjakun e saj dhe, ndër të tjera, do të raportohej për abuzim seksual. /Telegrafi/