LAJMI I FUNDIT:

Groposja politike e shëndetësisë në Kosovë

Groposja politike e shëndetësisë në Kosovë
Ilustrim

Shtylla kryesore e një shteti, mbi të gjitha, është sistemi shëndetësor, pasi i njëjti kujdeset për shëndetin dhe jetën e të gjithë shoqërisë, përfshirë këtu edhe shëndetin e nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, prokurorëve, avokatëve, gjyqtarëve, punëtorëve, etj., që përbëjnë arsimin, drejtësinë dhe ekonominë si shtylla tjera kryesore të një shteti dhe shoqërie.

Në Kosovë, ashtu sikurse shtyllat tjera, edhe shëndetësia përveç që ka mbetur shumë prapa zhvillimeve bashkëkohore, ka tendenca të përkeqësimit drastik edhe më tutje. Në secilat zgjedhje të Kosovës, qofshin ato parlamentare apo lokale, përmirësimi i shëndetësisë ka qenë letër premtuese e të gjithë politikanëve, si pikë shumë e ndjeshme për votuesit kosovarë të shtypur ekonomikisht.


Gjendja në shëndetësi vetëm se ka degraduar, ndërsa premtimet kanë mbetur ato të njëjtat, përfshirë edhe parafushatën e zgjedhjeve të sivjetme të jashtëzakonshme. Si rrjedhojë e gjendjes në shëndetësinë tonë, si në shërbimin e ofruar, si në qasjen në atë shërbim, një pjesë e madhe e pacientëve kosovarë edhe në këtë minutë kërkojnë shërbimet shëndetësore jashtë vendit, dhe ky nuk është ndonjë lajm i ri, që nga paslufta. Nuk është lajm i ri as që edhe zyrtarët shtetërorë që janë përgjegjës për përmirësimin e shërbimit shëndetësor, kanë shkuar jashtë vendit për të marrë shërbimin shëndetësor.

Ka familje kosovare që problemet shëndetësore, dhe marrja e shërbimit shëndetësor, i ka kushtuar me shitjen e gjithë pasurisë të trashëguar e të fituar ndër shumë vite. Në anën tjetër, shumë mjekë të dalluar, për shkak të politikës degraduese ndaj tyre, janë detyruar të ikin nga ky vend dhe të gjejnë trajtim dinjitoz të shtetit ndaj profesionit të tyre, në shtete tjera, duke iu shërbyer shëndetit të popujve tjerë.

Partitë politike, për interesa zgjedhore, kanë futur nën ombrellën e tyre shumë mjekë me emër e pa emër në Kosovë. Deri tash kemi pasë mjekë që e kanë udhëheqë pikërisht Ministrinë e Shëndetësisë dhe shumë mjekë që kanë qenë deputetë në Kuvendin e Republikës dhe në Kuvendet komunale. Fatkeqësisht, edhe pse mjekët ishin në organet vendimmarrëse, gjendja në shëndetësi nuk u përmirësua, por vetëm se u degradua, si për pacientin, si për mjekun. Fatkeqësisht, këta mjekë të njëjtë vazhduan të jenë në shërbim të klaneve politike, dhe vazhduan të kandidohen e të zgjedhen në poste politike, edhe pse si rezultatet i punës apo mos punës së tyre sistemi shëndetësor vetëm se u degradua. Koeficienti i pagës së mjekut dhe i pagës reale, mbeti në nivelin e pestë – shumë larg koeficientëve tjerë më pak të rëndësishëm – me votimin e ligjit të pagave edhe nga mjekët deputetë. Derisa koeficienti i deputetit është te tetëshja, këta deputetë mjekë sigurisht votuan për pagën e tyre si deputet e jo si mjekë. Mos t’i neglizhojmë këtu as benefitet tjera që ka deputeti ka nëpër komisione, mëditjet, shëtitjet e botës, kompensimi pas përfundimit të mandatit e shumë të tjera.

Logjikisht, por edhe sipas betimit të mjekëve (Hipokratit), mjeku duhet t’i shërbejë shëndetit. Shkollimi i një mjeku zgjatë minimalisht 6 vite studime bazike, plus 3-5 vite specializim plus edukimi i vazhdueshëm profesional që nuk mbaron kurrë. Logjikisht nuk mund ta kuptoj pse një mjek pas një ivestimi kaq të madh në shkollim dhe profesionalizim, duhet të merret më diçka tjetër, konkretisht me politikë për çka ai nuk është përcaktuar, shkolluar dhe specializuar. Paga apo koeficienti sipas ligjit të ri të pagave, përsëri nuk e ka vendosë mjekun në pozitën e merituar, por i kishim mjekët në parlament që nuk e kundërshtuan një vlerësim të tillë.

Partitë politike vazhdojnë me të njëjtin mentalitet “politik” të fitojnë pozita në vendimmarrje shtetërore, duke i përdorur mjekët e njohur e të panjohur si kandidatë për deputetë. Normal që krejt kjo me pëlqimin e vet atyre mjekëve. Të njëjtat parti politike po na mashtrojnë përsëri duke na premtuar që shëndetësinë do ta kenë prioritet dhe duke ndaluar ikjen e mjekëve jashtë shtetit, por në të njëjtën kohë duke i larguar mjekët nga shërbimi profesional dhe duke i futur në politikë ku zëri i tyre për shëndetësinë u tregua i ngjirur ndaj apetiteve të mëdha politike.

Prandaj, në një situatë të tillë, kur shumë mjekë dhe staf mjekësor po ikin nga ky vend, kur ne kërkojmë shërim jashtë vendit, dhe kur ata pak mjekë që kanë mbetur po hyjnë në politikë, shtrohet pyetja: a duhet t’i votojmë apo jo, mjekët? Partitë politike po i tërheqin mjekët nga spitalet dhe ambulancat, ku duhet të na shërbenin. Është në dorën tonë që t’ua japim aminin apo mos t’ua japim e t’i kthejmë aty ku na duhen, për çka janë shkolluar profesionalisht e për çka e kanë dhënë betimin.

Në trend

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori