Një qytetar ka adresuar shqetësimin e tij në lidhje me dëmtimet e mëdha në rrugën “Hajdar Dahkoci”, në fshatin Dajkoc të Kamenicës, 

Ai në platformën ndreqe.com ka bashkëngjitur edhe pamje që tregojnë gjendjen e keqe të rrugës, duke e cilësuar si një gropë të rrezikshme.

“Gropë e rrezikshme në rrugën 'Hajdar Dahkoci', Dajkoc/Kamenicë,” ka shkruar qytetari.


grope1

Platforma ndreqe.com vazhdon të shërbejë si një kanal i rëndësishëm për qytetarët që të raportojnë probleme në zona publike, të cilat shpesh përbëjnë rrezik për sigurinë e tyre. /Telegrafi/