Elon Musk është përpjekur të shpjegojë se si chatboti i kompanisë së tij me Al, Grok, e vlerësoi Hitlerin.

"Grok ishte shumë i bindur ndaj kërkesave të përdoruesve", tha Musk, raporton BBC.


"Shumë i etur për të kënaqur dhe për t'u manipuluar, në thelb. Kjo po adresohet."

Pamjet e ekranit të publikuara në rrjete sociale tregojnë chatbot-in duke lavdëruar udhëheqësin nazist dhe duke thënë se ai do të ishte personi më i mirë për t'iu përgjigjur "urrejtjes anti-të bardhë" të supozuar.

Startupi me Al i Musk, xAl, tha se po punonte për të hequr çdo postim "të papërshtatshëm".

Sipas ADL, një organizatë e formuar për të luftuar antisemitizmin dhe format e tjera të diskriminimit, postimet ishin "të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe antisemite".

Ndryshe, një gjykatë turke ka bllokuar aksesin në Grok pasi ai gjeneroi përgjigje që autoritetet thanë se përfshinin fyerje ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/