LAJMI I FUNDIT:

Grkovska – Trokaz: Vendosja e vlerave reale në shoqëri është parakusht për përparim dhe zhvillim demokratik

Grkovska – Trokaz: Vendosja e vlerave reale në shoqëri është parakusht për përparim dhe zhvillim demokratik

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, ka pritur sot në takim René Trokaz, përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor të Republikës Franceze. Zëvendëskryeministrja Grkovskafalënderoi për mbështetjen që Republika Franceze i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përshëndeti veçanërisht vendimin e qeverisë franceze për delegimin e një përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, i cili do të forcojë praninë dhe mbështetjen e vendeve të rajoni në kuadër të procesit të reformës dhe rrugës së integrimit evropian.

Ajo e informoi përfaqësuesen speciale Trokaz për tre shtyllat në të cilat fokusohet puna e kabinetit të saj, konkretisht krijimi i politikave kundër korrupsionit, institucione efikase, të përgjegjshme dhe transparente, si dhe transformimi digjital i shoqërisë. Grkovska theksoi se baza kryesore e këtyre politikave duhet të jetë vendosja e vlerave reale në shoqëri dhe sistem, që është parakusht për përparim dhe zhvillim demokratik.


Përfaqësuesi Special Trokaz përshëndeti këtë qasje të ndërtimit të politikave dhe theksoi se Bashkimi Evropian ka prioritet vendosjen e vlerave të përbashkëta dhe krijimin e standardeve të larta morale dhe etike. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në kuadër të procesit të reformës, duke iu referuar përvojës që Franca ka në ndërtimin e një administrate efikase që do t’u shërbejë qytetarëve dhe të jetë neutrale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori