LAJMI I FUNDIT:

Virusi vdekjeprurës mund të ketë arritur në Britani të Madhe, numri i vdekjeve nga virusi kinez rritet në shtatëmbëdhjetë

Virusi vdekjeprurës mund të ketë arritur në Britani të Madhe, numri i vdekjeve nga virusi kinez rritet në shtatëmbëdhjetë

Koronavirusi kinez që po përfshinë gjithë Azinë dhe tani ka vrarë 17 njerëz tashmë mund të ketë arritur edhe në Britani të Madhe, ekspertët e shëndetit kanë pranuar sot – duke paralajmëruar se njerëzit nuk kanë ‘imunitet’ ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.

Aeroporti Heathrow njoftoi se do të marrë masat e jashtëzakonshme për të ndarë të gjithë pasagjerët që fluturojnë në Britani të Madhe nga Wuhan – qyteti kinez që supozohet se është origjina e virusit vdekjeprurës, se mund të kenë ndalesa që të mos hyjnë në Britani, nëse vërehet se janë të dyshuar, transmeton Telegrafi.


Shefat e shëndetësisë tani kanë ngritur nivelin e alarmit në Mbretërinë e Bashkuar dhe një tha që këtë mëngjes shpërthimi aktualisht ka një normë të vdekjes të ngjashme me pandeminë globale të gripit spanjoll në vitin 1918, i cili mbyti më shumë se 50 milionë njerëz.

Pas Azisë është zbuluar edhe në SHBA: A është Evropa e përgatitur për një shpërthim të mundshëm të virusit vdekjeprurës kinez?
Lexo po ashtu Pas Azisë është zbuluar edhe në SHBA: A është Evropa e përgatitur për një shpërthim të mundshëm të virusit vdekjeprurës kinez?

Shkencëtarët kryesorë gjithashtu kanë paralajmëruar sot se deri në 10,000 pacientë mund të kenë kapur virusin në formë SARS në Wuhan – më shumë se dyfishi i vlerësimit të mëparshëm.

Zyrtarisht, 526 njerëz janë diagnostikuar dhe Qeveria Provinciale Hubei tani ka konfirmuar se numri i vdekjeve pothuajse është dyfishuar, nga nëntë në 17.

Ndryshe, gjatë ditës së martë u tha se virusi kishte arritur në SHBA.

Një burrë në të 30-at e tij nga Washington State, i cili kishte udhëtuar nga Wuhan, u konfirmua se ishte rasti i pare në Amerikë.

Pacientët tashmë janë konfirmuar në Tajlandë, Korenë e Jugut, Tajvan dhe Japoni, dhe një njeri në Australi po testohet për virusin.

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Amerika ‘ka një plan’ për të përmirësuar përhapjen e virusit, për të cilin zyrtarët kanë konfirmuar se mund të përhapet midis njerëzve.

Shkencëtarët po përpiqen dëshpërimisht të përmbajnë shpërthimin e virusit, për të cilin shkencëtarët thonë se mund të ketë ardhur nga lakuriqët dhe mund të shkaktojë ethe dhe pneumoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori