Dy gra të moshës 50 dhe 36 vjeçare, janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e gripit që aktualisht është përhapur në Kosovë.
Dy pacientet gjenden në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjeku në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, tha se në këtë Klinikë që nga muaji dhjetor trajtim mjekësor me grip sezonal kanë marr rreth 14 pacientë.
Krasniqi derisa ka folur për gjendjen e dy pacientëve që janë në repartin intensiv, tha se në Klinikë aktualisht trajtim mjekësor po marrim 3 pacientë, njëri prej tyre fëmijë i cili po trajtohet në repartin e Infektivës.
Infektologu Krasniqi tha se prej të gjitha rasteve në muajin dhjetor ka vdekur një person i moshuar, i cili ka qenë i prekur edhe nga sëmundjet tjera.
“Aktualisht në këtë moment që po flasim ne në Klinikë kemi të shtrirë vetëm tre pacientë që janë të konfirmuar të prekur nga gripi sezonal, është një fëmijë që është duke u trajtuar në repart, dhe janë dy të rritur të dyja të gjinisë femërore, të dyja në gjendje të rëndë shëndetësore. Mirëpo njëra është e intubuar e lidhur për aparat nuk mund të marr frymë vetë. Ndërkaq edhe tjetra është po ashtu në intenzivë, por momentalisht nuk është e intubuar. Rasti më i ri që është në gjendje të rëndë është pranuar parmbrëmë e lindur në vitin 1981 nga regjioni i Prizrenit dhe ajo dje na është konfirmuar që e ka gripin. Që nga fillimi i sezonit ose rastet e para kur janë konfirmuar në dhjetor ne në Klinikën Infektive kemi pasur gjithsej të shtrirë diku 13, 14 raste”, tha Krasniqi.
Sipas tij edhe nëpër klinikat dhe Qendrat Mjekësore Familjare ka pasur disa raste me këtë lloj gripi, por që nuk ka qenë e nevojshme të shtrihen në Klinik për trajtim të mëtutjeshëm.
“Sa i përket Klinikave tjera dhe qendrave tjera familjare tek të cilat janë të dyshuara për grip brenda QKU-së shkojnë edhe infektologët dhe nëse dyshojnë marrin mostrat dhe nëse konfirmohen varësisht nga gjendja pastaj ose transferohen në Klinikën Infektive ose lëshohen në shtëpi. Ka edhe disa raste sporadike të cilat janë të konfirmuara por që nuk ka pasur nevojë të vinë në Klinikën Infektive dhe me siguri kanë shkuar në shtëpi”, u shpreh infektologu.
Krasniqi ka teguar edhe për simptomat e gripit sezonal.
Ai rekomandoi që të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz, të ushqehen shëndetshëm, nëse kanë shenja te gripit duhet të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore etj.
“Gripi është një sëmundje e rëndë megjithatë dhe fillon në mënyrë të shpejtë, zakonisht fillon me lodhje me plogështi pastaj me shenjat me shkuarje të hundëve, me kollitje dhe teshtitje shumë shpejt ndërlidhet temperatura e cila është shumë e lartë dhe shkon arrin vlerat deri 40 gradë, apo mbi 40 grand celsius. Më pastaj ka edhe simptoma tjera me dhimbje të barkut, me të vjellura sidomos janë të shprehura dhembjet e muskujve, nyjeve dhe eshtrave”, theksoi Krasniqi.
Ditë më parë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka njoftuar se prej 1 tetor 2019 deri më 5 Janar 2020 janë raportuar gjithsej 16.588 raste të dyshimta në grip, 2931 raste Infeksione respiratore akute dhe 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut. Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës dhe Prizrenit, por nuk kalon pragun epidemik. Prej 1 tetor 2019 deri më 5 Janar 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 109 mostra të dyshimta me grip, prej të cilave 9 mostra kanë rezultuar pozitive në grip A dhe një pozitive në grip B./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës
"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert