Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik në Shqipëri u vunë në presion këtë vit nga efektet që dha gripi dhe Covid-19 në përhapjen e infeksioneve respiratore.
Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregun se prirjet e infeksioneve respiratore ishin të larta gjatë muajve janar-shkurt-mars të këtij viti në raport me vitin 2022, raporton Monitor.
Virozat u bënë më agresive në muajin shkurt të këtij viti. Në javën e dytë të vitit 2024 u numëruan gjithsej mbi 17,600 persona të prekur nga infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme, nga rreth 14 mijë raste që u numëruan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë shkurtit dhe marsit 2024, infeksionet respiratore çdo javë kanë qenë rreth 25 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Mjekët në Poliklinikën e Sëmundjeve të Mushkërive në Tiranë pohojnë se këtë sezon, gripi ishte më i forti pas pandemisë Covid-19. Në vitet 2021-2022 dhe 2023 pas valëve të Covid-19 virozat ishin më pak agresive. Por këtë vit qarkulluan edhe Covid-19, edhe gripi sezonal, duke bërë që shumë të prekur të kishin nevojë për trajtim më të thelluar.
Mjekët shpjegojnë se kjo virozë ka qenë disi jo e zakontë për shkak se ka zgjatur më shumë se gripi i zakonshëm. Simptomat i kanë mbajtur pacientët për gati dy javë, ku ka dominuar temperatura e lartë, dhimbjet e kockave dhe kolla e fortë. Frekuenca më e lartë e infeksioneve respiratore të krijuara nga gripi ka qenë te fëmijët deri në 4 vjeç.
Gripi ka qenë më agresiv tek moshat e vjetra, duke shkaktuar edhe mortalitet më të lartë se vitin e kaluar, teksa te fëmijët ka rritur nevojën për më shumë shtrime në spital.
Bashkë me gripin ka qarkulluar edhe Covid-19. Në muajin dhjetor të vitit 2023, Instituti i Shëndetit Publik referoi se zyrtarisht 257 raste ishin të konfirmuara me Covid-19, në muajin nëntor 293 raste, ndërsa në shtator kanë qenë më shumë raste. Duke qenë se janë tamponuar vetëm rastet me simptoma, virusi qarkulloi në shkallë më të gjerë. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se gjatë periudhës tetor-dhjetor 2023 kanë humbur jetën 9 persona nga Covid-19.
Të dhënat tregojnë se Covid-19 ka qarkulluar më së shumti me simptoma në moshat të vjetra. Sipas ISHP-së, në muajin tetor, grupmosha më e prekur ishte 65-74 vjeç me incidencë 127.5 raste për 100,000 banorë e ndjekur nga grupmosha 75+ vjeç me incidencë 108.34 raste për 100,000 banorë.
Të dhëna nga laboratorët tregojnë se Covid-19 qarkulloi intensivisht edhe në vitin 2024. Drejtues të laboratorëve mjekësorë pohojnë se janë shtuar rastet e të prekurve të konfirmuar me Covid-19 pas kryerjes së tamponit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProkuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës