LAJMI I FUNDIT:

Grimeri i Kim Kardashian tregon trendet kryesore të bukurisë këtë vjeshtë

Grimeri i Kim Kardashian tregon trendet kryesore të bukurisë këtë vjeshtë

Mario Dedivanovic krenohet me nëntë milionë ndjekës në Instagram dhe i di seriozisht gjërat e tij kur bëhet fjalë për bukurinë

Kush më mirë sesa Mario Dedivanovic – themeluesi i Makeup by Mario dhe njeriu pas pamjeve më të mira të Kim Kardashian dhe të tjerë yjeve të famshëm – mund të na tregojë për trendet e grimit.


“Vjeshta është koha për të përmirësuar rutinat e grimit, shkojmë drejt grimit më minimalist,” tha Mario për Page Six.

“Teksa i afrohemi festave, mendoni për ngjyra më të pasura dhe më të guximshme në sy dhe buzë.”

Mario theksoi se beson te investimi për produkte që janë “pa kohë, funksionojnë mirë për ju pavarësisht sezonit dhe ju bëjnë të ndiheni shkëlqyeshëm”.

Sipas tij, këto janë tendencat që duhet të keni parasysh:

1 – Vetullat e plota, natyrale

2 – Buzëkuqët matte në ngjyra të ëmbla

3 – Tonet e vjollcës qoftë në sy, faqe ose buzë

4 – Pak “skuqje”. Përdorni blush-in në vend të bronzer-it

5 – Hidratuesit me pak ngjyrë që barazojnë tonin e lëkurës, pa e errësuar atë