Ai shfaqet rrallë në intervista edhe pse shumë personazhe të politikës, artisë e njerëz të tjerë të famshëm janë intervistuar nga ai.

Bëhet fjalë për moderatorin e “Top Show”, Alban Dudushi, i cili këtë të shtunë ishte i ftuar në “Pop Culture” në një intervistë për gazetaren Dojna Mema.


Ndër të tjera, ai u pyet edhe për politikanen më të bukur në vend. Alban Dudushi përmendi dy emra. “Nga brezi i politikanëve me përvojë është Arta Dade. Nga politikanet e reja është Grida Duma. Bukuria në politikë është edhe paragjykuese dhe kjo është mëse e vërtetë”, tha Dudushi.

grida duma e1422547335836

Teksa foli për personazhet më karizmatik që ka intervistuar nga politika, Dudushi u shpreh Sali Berisha dhe Edi Rama janë dy më karizmatikët, ndërsa nuk la pa përmendur edhe Fatos Nanon.

Sa i përket të ftuarve të tij në emision, Dudushi zbuloi se ai me më shumë teksa është avokat Spartak Ngjela.

grida duma nuk kandidoj p euml r tiran euml n hd

“Ngjela është nga ata që ka teka, kam vapë, po vonohemi, kur do të fillojmë. Por, kjo i shkon avokatit”, tha ndër të tjera Dudushi.

Top Show besohet se nuk do të transmetohet më dhe pritet ndryshim programacioni në Top Channel. /tch/

albani 1