Sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove.
E pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se një email lidhur me çështjen e pezullimit nga paga i ka përcjellë anëtarit të Këshillit Grevist, njëherit edhe përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj. Spahiu tha se paga e secilit grevist do të pezullohet për aq kohë sa qëndron në grevë.
Në komunikimin zyrtar përmes emailit që Spahiu i ka dërguar Sefajt shkruan “ju njoftoj që këtë njoftim ne (po flas për SP-të që janë punëdhënës nëpër ministri) do të duhej të pranonim së paku shtatë ditë para grevës, në përputhje me nenin 8 të Ligjit për Greva. Sidoqoftë, neve respektojmë të drejtën e zyrtarëve për grevë dhe do të mundohemi maksimalisht të përmbushim obligimet ligjore për mbajtjen e grevës dhe mos diskriminimin e zyrtarëve që marrin pjesë”.
Më tej në emalin e Spahiut theksohet se janë të detyruar të ndërmarrin disa veprime menaxheriale për sigurimin e informatave lidhur me grevën në zbatimin e dispozitave të Ligjit për Greva.
“Konkretisht, duhet të sigurojmë materiale përkatëse për përmbushjen e kushteve ligjore për mbajtjen e grevës (procedurale dhe materiale) dhe listën e zyrtarëve që marrin pjesë në grevë, me qëllim të pezullimit të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar, siç përcaktohet në nenin 18, paragrafi 1, i Ligjit për Greva. Ju garantojmë që këto veprime nuk do ta pengojnë grevën, as që do të përçojnë një mesazh të tillë dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërhyjmë në vendimin vullnetar të secilit zyrtar për grevë. Shpresoj që edhe ju e kuptoni këtë dhe e përcjellni këtë informatë kolegëve tuaj dhe pjesëmarrësve në grevë”, thuhet në emailin e zv.sekretarit të Përgjithshëm të MF-së.
Anëtari i Këshillit Grevist, njëherit edhe përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj i ishte drejtuar mëngjesin e sotëm Ministrisë së Financave ku i kishte njoftuar për grevën që do të mbahej, si dhe vendimin i cili ishte marrë pak ditë më parë.
“Siç jeni të njoftuar, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shpallur Grevë të Përgjithshme në Sektorin Publik, e të cilës i është bashkuar edhe administrata shtetërore – shërbyesit civil në nivelin qendror dhe lokal. Greva mbahet në institucione në vendin e punës në pajtim me paragrafin 1 të nenit 10 të Ligjit për Grevat nga ora 8 deri në 16 dhe gjatë grevës nuk punohet. Kërkojmë nga ju të krijoni kushte dhe të mos pengoni mbajtjen e grevës e cila ka për qellim mbrojtën dhe avancimin e statusit dhe të drejtave të shërbyesve civil. Greva do vazhdoj deri në realizimin e kërkesave të shërbimit civil”, thuhej në emalin e Sefajt drejtuar MF-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Më 31 dhjetor përfundon afati për vlefshmërinë e patentë shoferëve me ermin e vjetër
Një grua sulmohet nga bashkëjetuesi, më pas vëllai i saj sulmon të dyshuarin – rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit
Shpërndante drogë të llojit LSD, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur