LAJMI I FUNDIT:

Greva e administratës gjyqësore në “pushim”

Greva e administratës gjyqësore në “pushim”

Greva e administratës gjyqësore është vënë në “pushim”, njoftuan sot nga Sindikata e SPOGj dhe Asociacioni i administratës gjyqësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pushteti gjyqësor dhe ekzekutiv me sjelljen e tyre injorante dhe me mosinteresimin për grevën dhe kërkesat e grevistëve në 58 ditët e kaluara, si dhe me dënimin e paligjshëm të grevistëve me ndalimin e 40 për qind të pagave të tyre, kanë krijuar një kaos të paparë nëpër gjykatat dhe dëshirojnë të shkaktojnë ndasi në unitetin midis të punësuarve me qëllim që ta thyejnë grevën”, thuhet në njoftim.


Në njoftim thuhet që edhe pse Sindikata dhe AAGj kanë marrë qëndrim të këtillë, kjo nuk do të thotë se greva ndërpritet. Varësisht nga kjo, Sindikata e SPOGj dhe AAGj në mënyrë plotësuese do ta caktojnë datën e vazhdimit të grevës me intensitet të plotë.

Sindikata e SPOGj dhe AAGj informojnë edhe që në periudhën në vijim do të sigurojnë mjete dhe do ti ndihmojnë financiarisht grevistët të cilët, siç thuhet në njoftim, në mënyrë të paligjshme dhe të paturpshme kanë qenë të gjobitur me ndalesa nga pagat e tyre./Telegrafi/