LAJMI I FUNDIT:

Greta Thunberg publikon një foto e ulur në dyshemenë e trenit, kompania gjermane thotë se ishte ‘ulur në klasin e parë’

Greta Thunberg publikon një foto e ulur në dyshemenë e trenit, kompania gjermane thotë se ishte ‘ulur në klasin e parë’

Një kompani gjermane e trenave pretendoi se Greta Thunberg udhëtoi në një tren të klasit të parë, pasi aktivistja e klimës postoi një foto ku ishte ulur me çanta dhe valixhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 16-vjeçarja publikoi fotografinë në Twitter të shtunën me titullin: “Udhëtimi në trenat e mbipopulluar nëpër Gjermani. Dhe unë jam më në fund në rrugën time për në shtëpi!”.


Kështu, Deutsche Bahn u përgjigj duke kërkuar falje dhe duke thënë se ata “do të vazhdojnë të punojnë shumë për të marrë më vënë në dispozicion më shumë trena, lidhje dhe ulëse”.

Megjithatë, sipas mediave, ata më vonë fshinë postimin – dhe në dukje, ndryshuan edhe tonin.

Ndërmarrja më pas kishte shkruar: “E dashur Greta, faleminderit që na mbështesni në luftën kundër ndryshimit të klimës. Ne ishim të kënaqur që ju ishit në ICE 74 me ne të shtunën. Dhe me 100 për qind ‘energji të gjelbër’”.

Por Deutsche Bahn nuk është ndalur me kaq: “Do të ishte më e këndshme nëse do të kishit raportuar gjithashtu se sa miqësorë dhe kompetent jeni ndjerë, pas kujdesit nga ekipi ynë në vendin tuaj në klasin e parë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori