Gresa Bakraçit i jepet edhe një mundësi, atletja garon sot sërish në 800 metra

241:"PARIS, FRANCE - AUGUST 02: Gresa Bakraci of Team Kosovo competes during the Women's 800m Round 1 on day seven of the Olympic Games Paris 2024 at Stade de France on August 02, 2024 in Paris, France. (Photo by Christian Petersen/Getty Images) 12:"Getty Images
Gresa Bakraçit dhe gjithë atleteve tjera të pakualifikuara në disiplinën e 800 metrave, iu ka dhënë mundësia e dytë për të garuar sërish sot (e shtunë).
Federata Botërore e Atletikës për herë të parë iu ka dhënë edhe një mundësi për kualifikim garueseve përmes rregullit të quajtur 'repasazh', i cili po zbatohet për herë të parë në LO Paris 2024.
Kështu, të gjitha garueset e pakualifikuara janë ndarë në katër grupe.
Të parat në çdo grup dhe dy me kohën më të shpejtë prej të gjitha grupeve, iu bashkohen sot 14 atleteve të kualifikuara mbrëmë në gjysmëfinale.
Garat e 'repasazhit' apo raundit të dytë, nisin sot në ora 11:20. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































