LAJMI I FUNDIT:

Greqia mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri në 30 shtator

Greqia mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri në 30 shtator

Greqia ka vendosur të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë.

Ambasada Greke në Shqipëri ka njoftuar se kufiri do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri më 30 shtator.

Sipas këtij njoftimi lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi, njofton ABC News.

Gjithashtu pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, do të lejohen 750 qytetarë dhe 300 të tjerë do të lejohen në Kapshticë.

Po ashtu një tjetër element i rëndësishëm siç edhe është bërë me dije më parë, të gjithë persona që kalojnë në kufi duhet të kenë plotësuar formularin, jo më vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, po ashtu duhet të disponojnë test negativ për COVID-19 jo më herë se 72 orë para hyrjes në kufi.

Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin “Elefterios Venizelos”,duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.

Sakaq mësohet se qeverisa greke ka në plan  të shtrëngojë masat edhe brenda vendit, vendim ky i njoftuar pas rritjes drastike të rasteve me COVID-19.