Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet, por marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve po konsiderohen të mira. Takimet e kryeministrit Albin Kurti në Athinë po vlerësohen pozitive në mënyrë që ky shtet të njohë Kosovën. Njohës të rrethanave politike dhe ndërkombëtare derisa kanë komentuar këto takime, kanë ven theksin në atë se shumë shpejt mund të ndodhë njohja. Madje, sipas tyre Greqia tashmë po bën përpjekje për të ndryshuar rolin e saj në Ballkan.
Është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën. Megjithatë, ka zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë.
Njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, i cili është profesor universitar, konsideron se Greqia po tenton të marrë një rol të ri në Ballkan. Derisa ka komentuar takimet e Kurtit në Greqi, thotë se këto janë në interes për vendin.
“Takimet e të gjitha niveleve dhe formateve, gjithmonë mund të shfrytëzohen për afirmimin e shtetit tonë. Edhe takimet në Athinë që janë të nivelit të lartë realisht për vet faktin që zotëri Kurti është pritur edhe nga kryeministri i Greqisë janë në këtë vazhdë dhe me siguri që janë edhe në kuadër të një ndryshimi latent që po vërehet në politikën greke për Kosovën. Me të vërtetë ndryshimi ka ardhur edhe si rrjedhojë e një marrëveshje strategjike që ka nënshkruar Greqia me ShBA-të në kohën e ministrit Pompeu. Sipas tyre, Greqia do të duhej të merrte një rol të liderit në Ballkan, si një kundër peshë mbase edhe për Turqinë e kështu me radhë. Greqia po bën një përpjekje të merr këtë rol. Me siguri që edhe këto aktivitete janë edhe në kuadër të kësaj përpjekje për të ri-dimensionuar rolin e saj”, thotë Krasniqi.
Profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri thotë se ekziston një mundësi e madhe që Greqia së shpejti ta njohë Kosovën.
“Greqia ka një kohë që ka dhënë disa sinjale pozitive ne raport me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërkaq nga pesë shtetet qe nuk e njohin Kosovën nga BE-ja, shteti Helen ka qenë më i hapuri dhe pozitivi. Greqia ka lidhje historike me Serbinë për shumë arsyeje, ku vlen t’i përmendim ato historike. Sot Greqia paraqet shtetin që varet nga BE-ja dhe sidomos Gjermania, e cila ka një kohë që bën presion mbi helenët për të njohur Kosovën, por edhe shteti ynë duhet të dijë se si t’i qaset Greqisë, përmes ofrimit të tregut ose lehtësimit të qasjes në sektorë të veçantë ekonomik, si mineralet ose energjetika”, thotë ai në prononcimin me shkrim.
Më tej, Milazim Krasniqi shton se ka një ndryshim të perceptimit të çështjes së Kosovës nga ana e Greqisë.
“Që ka një ndryshim në perceptimin e çështjes së Kosovës kjo është evidente dhe që ka një përpjekje për të ri-dimensionuar rolin e saj në Ballkan, po ashtu është evidente dhe veçmas pas marrëveshjes së Prespës realisht Greqia e ka filluar këtë ndryshim. Mund të ndodhë, kjo do të ishte në interes shumë të madh të Kosovës. Sepse Greqia është konsideruar dhe ende konsiderohet si partneri më i besueshëm i Serbisë në Ballkan. Në kohën e Millosheviqit ka qenë një tentativë për të krijuar një federatë serbo-greke e cila quhej në atë kohë si oksigjen për ortodoksinë ”, shton Krasniqi.
Kryeministri Albin Kurti dy ditë më parë është pritur në takim nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, e nga i cili kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.
Përveç Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja. Ndërkohë, janë 117 shtete që kanë njohur Kosovën, e që njohja e fundit ka ndodhur nga Izraeli në shkurt të vitit 2021. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos