LAJMI I FUNDIT:

Greqia bllokon 10 mijë migrantë në kufirin e Turqisë

Greqia bllokon 10 mijë migrantë në kufirin e Turqisë

Autoritetet greke kanë ndaluar afro 10 mijë migrantë që të kalojnë përtej kufirit tokësor nga Turqia.

Policia greke thotë se të paktën 500 njerëz, me shtatë anije, kanë arritur në ishujt grekë Lesbos, Samos dhe Chios, ku kampe për migrantët tashmë janë tepër të mbipopulluar, shkruan BBC.

Turqia është zotuar të hap dyert e saj për migrantët të udhëtojnë në BE, transmeton Telegrafi.


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se nuk mund të merret me sasinë e njerëzve që ikin nga lufta civile e Sirisë.

Vendimi i tij erdhi pasi të paktën 33 ushtarë turq u vranë në sulmet ajrore në provincën Idlib në veri të Sirisë këtë javë.

Agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve tha se ishte në “gatishmëri të lartë” në kufijtë e Evropës me Turqinë.

Turqia po pret 3.7 milionë refugjatë sirianë, si dhe migrantë nga vendet e tjera si Afganistani – por më parë i kishte ndaluar ata të largoheshin për në Evropë nën një marrëveshje të lidhur me ndihmën me BE-në.

Por Erdogan akuzoi BE-në për prishjen e marrëveshjes të bërë në vitin 2016, kur Ankaraja ra dakord të ndihmojë në forcimin e kufirit jug-perëndimor të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori