LAJMI I FUNDIT:

Greqi, përplaset me shkëmbinjtë anija shqiptare

Greqi, përplaset me shkëmbinjtë anija shqiptare

Anija me flamur shqiptar, Koravi, është përplasur me shkëmbinjtë në jug të ishullit Lefkadha në detin Jon.

Sipas autoritetit portual, anija shqiptare ishte nisur nga porti i Volosit me 1900 tonë hekur dhe kishte destinacion Shqipërinë, në kohën që në rrethana ende të pa njohura goditi shkëmbinjtë në vendin e quajtur Akrotiri të ishullit të Lefkadhës.

Ngjarja ndodhi gjate orëve të para të mëngjesit, ndërsa autoritet thanë se anija ka marrë ujë.


8 anëtarët e ekuipazhit u dërguan ne spital për kontrolle mjekësore dhe nuk asnjë rrezik për jetën e tyre, transmeton tch.

Po hetohen rrethanat e aksidentit, por besohet se bëhet fjalë për gabim njerëzor, ose dem në timonin e anijes.

Zona e Akrotirit është mjaft e rrezikshme dhe shumë anije janë dëmtuar në të kaluarën në atë zonë. Vlen të përmendet se aksidenti ndodhi në afërsi të farit të ishullit.

Në zonë ndodhet një anije e rojës bregdetare, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim pritet largimi i anijes nga shkëmbinjtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori