Presidenti i sapo-zgjedhur amerikan, Donald Trump, udhëhoqi fushatën duke premtuar izolimin e Amerikës nga konflikte të huaja, si lufta në Ukrainë, rritjen e taksave për partnerët tregtarë dhe rinovimin e prodhimit vendas.
Megjithatë, ditët e fundit ai sugjeroi një qasje më agresive në politikën e jashtme.
Fillimisht bëri një shaka për Kanadën, si një shtet të ri të SHBA-së.
Më pas kërcënoi me rikthimin e kontrollit mbi Kanalin e Panamasë.
Ai përsëri shprehu dëshirën nga mandati i tij i parë për të siguruar një territor autonom të Danimarkës, Greenland, i cili nuk është në shitje.
Edhe pse është e pamundur që SHBA-ja të marrë kontroll mbi ndonjë nga këto zona, këto deklarata mund të tregojnë se vizioni i Trumpit për “Amerikën në vend të parë” përfshin edhe fuqinë amerikane jashtë kufijve të saj për interesat tregtare dhe sigurisë.
Kanalin e Panamasë në fokus
Trump tha në një konferencë konservatore në Arizona se Panama po i ngarkon anijeve amerikane tarifa “të çmendura, shumë të padrejta” për përdorimin e kanalit. SHBA-ja mori përsipër ndërtimin e kanalit në fillim të shekullit të XX-të, por e dorëzoi kontrollin përfundimisht në vitet 1970 në bazë të një marrëveshjeje.
Trump deklaroi këtë javë se, nëse “shfrytëzimi” i kanalit nuk ndalet, ai do të kërkojë kthimin tek SHBA – megjithëse nuk tregoi se si. Ai shtoi se nuk do të donte që Kanalin e Panamasë “ta merrnin duar të gabuara” dhe veçoi Kinën, e cila ka interesa të mëdha në këtë rrugë ujore.
“Ka një interes real për sigurinë kombëtare amerikane në kontrollin e neutralitetit të kanalit”, tha Will Freeman, ekspert i Amerikës Latine në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme, duke komentuar deklaratat e Trumpit, shkruan bbc.
Kina është, sipas të dhënave, përdoruesi i dytë më i madh i Kanalit të Panamasë pas SHBA-së dhe ka gjithashtu investime të mëdha ekonomike në vend. Në vitin 2017, Panama ndërpreu lidhjet diplomatike me Tajvanin dhe e njohu atë si pjesë të Kinës, një sukses i madh për Pekinin.
Freeman theksoi se Kanalin e Panamasë është thelbësor për tregtinë amerikane në Paqësor, por edhe për lëvizjen e anijeve dhe burimeve të tjera në rast të konflikteve ushtarake me Kinën.
Ankesat e Trumpit për tarifat e transportit pasqyrojnë qëndrimet e tij të përgjithshme për trajtimin e padrejtë tregtar ndaj SHBA-së, si dhe premtimin e tij për një rritje të madhe të tarifave për produktet e huaja, sidomos ato nga Kina.
Ambiciet e Trumpit për Greenlandin
Gjatë fundjavës, Trump deklaroi në rrjetet sociale se SHBA e konsideron “pronësimin dhe kontrollin e Greenlandit një domosdoshmëri të plotë” për sigurinë kombëtare dhe lirinë globale.
SHBA tashmë ka një bazë hapësinore në Greenland, Pituffik. Ky territor është i pasur me burime natyrore, përfshirë minerale të tokës së rrallë dhe naftë, dhe ka një pozicion strategjik për tregtinë ndërsa fuqitë e mëdha po përpiqen të zgjasin ndikimin e tyre në Arktik.
Rusia veçanërisht e sheh këtë rajon si një mundësi strategjike. Trump propozoi blerjen e Greenlandit që në vitin 2019, gjatë mandatit të parë, por plani nuk u realizua.
Kryeministri i Greenlandit, Mute B. Egede, i është përgjigjur komenteve të tij të fundit “ne nuk jemi për shitje dhe nuk do të jemi për shitje”.
Megjithatë, Trump vazhdoi të theksonte deklaratat në rrjetet sociale. Në platformën Truth Social, ai postoi një imazh të flamurit amerikan të vendosur në mes të Kanalit të Panamasë.
Djali i tij, Eric Trump, publikoi në platformën X një imazh që tregon si SHBA shton Greenlandin, Kanalin e Panamasë dhe Kanadanë në një shportë të blerjeve online, Amazon.
Kthimi i taktikës së fuqisë
Premtimet e Trumpit për shfrytëzimin e fuqisë amerikane në favor të tij e ndihmuan atë të fitojë dy mandate presidenciale.
Gjatë mandatit të parë, ai përdori një taktikë të ngjashme kërcënimi me tarifa dhe dërgimin e “ushtarëve të armatosur” për të shtyrë Meksikën të forcojë masat e sigurisë në kufirin amerikan.
Para marrjes së mandatit të dytë, që fillon më 20 janar, Trump mund të zbatojë një strategji të ngjashme. Dhe, ndërkohë që rezultati është i pasigurt, Danimarka ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me administratën e tij.
Po ashtu, ajo ka shpallur një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Greenlandes disa orë pas përsëritjes së dëshirës së Trumpit për të blerë këtë territor arktik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës