LAJMI I FUNDIT:

Grenell nis sonte vizitën në Kosovë, takohet me Thaçin

Grenell nis sonte vizitën në Kosovë, takohet me Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takojë sonte në një darkë pune me emisarin special të presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Vizita emisarit amerikan në Kosovë vjen pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.


Kjo marrëveshje për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe është përshëndetur nga liderët në Kosovë e Serbi, si dhe nga ndërkombëtarët.

Grenell, i cili ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër ku do të zhvillojë disa takime me përfaqësues institucionesh dhe të partive politike.

LDK, ka konfirmuar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në orën 11:30 pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.

 Ndërsa, të premten do të udhëtojë në Beograd, ku do të takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/