LAJMI I FUNDIT:

Grenell nesër në Kosovë

Grenell nesër në Kosovë

Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë.

Burime të Klan Kosovës brenda zyrës për Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC) konfirmojnë ardhjen e Grenell në Kosovë bashkë me delegacionin e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit.


Kujtojmë se më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën vëzhgimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar se do të vijë një delegacion i SHBA-së në Kosovë për të negociuar për marrëveshjen e nënshkruar në fillim të shtatorit. 

Grenell të mërkurën do të udhëtojë drejt Serbisë.