LAJMI I FUNDIT:

Grçeva: Nuk kam ndërmend të ndryshoj dokumentet e mia personale, ato janë të vlefshme edhe për disa vite

Grçeva: Nuk kam ndërmend të ndryshoj dokumentet e mia personale, ato janë të vlefshme edhe për disa vite

Profesoresha dhe politikania Sollza Grçeva ka shprehur qëndrimin e saj për ndryshimin e dokumenteve personale në rrjetet sociale.

Ajo thotë se në këtë rast ndryshimi duhet të jetë pa pagesë sepse qytetarët ndërrojnë dokumente që janë të vlefshme për ta.


“Dokumentet e mia personale (letërnjoftimi, pasaporta dhe patentë shoferi) me emrin “Republika e Maqedonisë” janë të vlefshme edhe për disa vite dhe nuk kam ndërmend t’i ndërroj.

Nëse dikush nuk i ka përshtatur me kohë, le të përgjigjet! Dhe ai do të përgjigjet sepse zonja Olgica Trajkovska ka ngritur padi kundër Zaevit dhe Spasovskit. Zoti e bekoftë”, shkruan Grçeva.

“Të paktën për ata që vendosin t’i ndryshojnë ndryshimi duhet të jetë pa pagesë, sepse po ndryshojnë dokumente të vlefshme”. Në vend të kësaj, njerëzit kalojnë ditë duke u përpjekur për të marrë një takim (me telefon ose email) dhe askush nuk përgjigjet. Nuk ka institucione apo përgjegjësi në një shtet të shpërbërë. “Arbitrariteti dhe mbledhja e parave nga varfëria”, shtoi ajo.