LAJMI I FUNDIT:

Gratë më tepër viktima të dhunës, më pak të përfshira në proceset paqësore

Gratë më tepër viktima të dhunës, më pak të përfshira në proceset paqësore

Gratë nuk janë të përfshira sa duhet në proceset paqësore dhe politikat e sigurisë. Kjo u tha në konferencën e organizuar nga ministria e punëve të jashtme-Maqedoni me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars.  Ndërsa ajo që është shqetësuese dhe që është shprehur në këtë konferencë është përfshirja e grave në konfliktet e armatosura, qofshin ato viktima apo edhe si ushtar.

Dragana Kiprijanovska zëvendës ministre e Punëve të jashtme theksoi se gratë po vazhdojnë të jenë viktima të dhunës dhe konflikteve, ndërsa më pak të pranishme në proceset apo bisedimet paqësore. Sipas saj, jetesa bashkëkohore përmes të lëvizjes shoqërore globale jep shpresë për ardhmëri të barazisë dhe drejtësisë gjinore, që buron edhe nga Rezolutën 1325 e Këshillit Të Sigurisë së OKB.

Kiprijanovska prezantoi një hulumtim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit  35 % e grave nga bota janë viktima të dhunës fizike dhe seksuale.


Ambasadori holandez në Maqedoni, Willem Wouter Plomp foli për këtë temë duke pasqyruar gjendjen aktuale me krizën e refugjatëve, ku shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori