Graqanicë - e nxjerrin me forcë nga vetura dhe i vjedhin telefonin, kartelën e bankës dhe dokumentet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast grabitje ka ndodhur në fshatin Susica në Graqanicë.
Sipas policisë ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte në veturë, katër persona të panjohur kanë hapur dyert e veturës dhe me forcë kanë nxjerr jashtë, ku nga ai kanë grabitur një telefon mobil, kartelën bankare, dokumentet personale të R. Kosovës dhe të Serbisë.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































