Këngëtarët Granit Dërguti dhe Eva Ndoja kanë prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

"Te Siento" mban titullin bashkëpunimin më i ri i dyshes, i cili është vizualizuar edhe me klip.


Muzika dhe teksti janë realizuar nga Granit Dërguti, ndërsa orkestrimi i është besuar kompozitorit Florent Boshnjaku.

gr Granit Dërguti dhe Eva Ndoja (Foto: Etni Ndrecaj/Instagram)

Ndërkohë për anën vizuale të projektit është kujdesur Etnik Nrecaj.

Graniti është shumë i pëlqyer për muzikën e tij, duke marrë gjithmonë vëmendje me projektet e tij muzikore.

Në anën tjetër edhe këngët e Evës janë pritur gjithmonë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/