LAJMI I FUNDIT:

Gramoz Berisha i mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen historinë ku mbetën të vrarë mbi 50 njerëz

Gramoz Berisha i mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen historinë ku mbetën të vrarë mbi 50 njerëz

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” i ka kushtuar një vemendje të veçantë edhe këtë sezon luftës së Kosovës, për të mos harruar njerëzit që dhanë jetën për lirinë.

Pas 20 vitesh, në program u rikujtua masakra e Suharekës, në të cilën janë vrarë mbi 50 anëtarë të familjes Berisha. Edhe pse kanë kaluar dy dekada nga kjo ngjarje makabër, dhimbja dhe plagët vazhdojnë të qëndrojnë të hapura, si për familjarët, ashtu dhe për vetë qytetin.


Kjo ishte historia e Gramozit, një prej të mbijetuarve të familjes Berisha, i cili ishte ftuar në studio nga kushërira e tij, Etika. Gramozi i përlotur rrëfeu ngjarjen e rëndë dhe kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar për të shpëtuar nga forcat policore serbe. E gjithë ngjarja kishte ndodhur kur ai kishte qenë 8 vjeç.

Lufta në Kosovë sapo kishte filluar dhe në shtëpinë e Gramozit kishin qëndruar disa misionarë amerikanë të dërguar nga OSBE. Pak ditë pasi misionarët ishin larguar, forcat serbe kishin mësyrë në shtëpinë e tij dhe kishin ekzekutuar të gjithë burrat e familjes. Anëtarët e tjerë i kishin dërguar në një piceri të Suharekës, ku kishin filluar t’i qëllonin pa ndalim.

Etika kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Gramozit që të ishte gjithmonë i buzëqeshur dhe të mos ndryshonte kurrë. Surpriza e veçantë që kishte rezervuar programi, në bashkëpunim me fondacionin “Golden Eagle”, ishte transformimi i vendit ku humbën jetën familjarët e tij në një muze përkujtimor.

I ftuar surprizë për Gramozin ishte një ndër reperët më të mirë të muzikës shqiptare, MC Kresha, i cili iu drejtua me këto fjalë: Më vjen mirë që të njoh dhe jam krenar që ti dëgjon muzikën time. Për mua ti je hero e jam edhe më shumë krenar që jam bashkatdhetar i yti!

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori