Një gazetar që ka shkaktuar shumë probleme në Ukrainë, për shkak të propagandës pro ruse, ka qëndruar në Kosovë para një jave.
Geraham William Philips ka bërë disa reportazhe në Kosovë ku konstaton se shteti i ri është rezultat i spastrimit etnik të serbëve. Ai tallet me proamerikanizmin kosovar dhe e paraqet UCK-në si organizatë terroriste.
Ai madje ka intervistuar edhe qytetarë të cilëve u është prezantuar si gazetar nga Britania. Një prej tyre është edhe Bujar Lepaja nga Prishtina i cili në video është I paraqitur si personazh që nuk e di se nga janë shqiptaret dhe cila është prejardhja e tyre.
Buajr Lepaja ka thënë për RTV Dukagjinin se Philips i është si turist.
“Ai zotni ka ardh në lagjen tonë sipas tij si turistë edhe kur e kam takuar unë në një nga lokalet e lagjes kish fillu veç me marrë persona në intervista qëllimi i intervistës ishte që pse kosovarët e duan Amerikën”, ka thënë Lepaja.
Lepaja për RTV Dukagjinin thotë se ky gazetar e ka nxjerrë nga konteksti deklaratën e tij.
“Kur kam hy në internet e kam parë se kush është ai por më shumë habitem se si një person i tille ka hy e ka dal në shtetin tonë duke mos u vërejtur “, ka thënë Lepaja.
Bujar Lepaja paralajmëron se do ta padis atë.
Graham William Phillips është i vetëshpallur si “gazetar ushtarak britanik”. Ai u shfaq në skenën ukrainase, duke raportuar për armiqësitë e dobishme për Kremlinin. Ai punoi si korrespondent për kanalet televizive ruse RT (Rusia Sot) dhe Zvezda.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pati njoftuar publikisht se gazetarët e TB Zvezda konsiderohen si përfaqësues të forcave të armatosura.
Për të maskuar veprimet e tij, Phillips përdor metodat e rregullta në të cilat përzien doza të së vërtetës me trillime të papërpunuara, në mënyrë efektive duke e mbushur hapësirën e informacionit. Në të njëjtën kohë, ai luan rolin e një gazetari që çmendurisht kërkon të vërtetën.
Ai pati shkaktuar një skandal në parlamentin britanik, duke u fshehur në maskën e një gazetari në një ngjarje që shënonte 25 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Ukrainës./RTVD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova