LAJMI I FUNDIT:

Graçanica është komuna e parë që merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

Graçanica është komuna e parë që merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

Kuvendi Komunal i Graçanicës ka vendosur t’ua falë deri 100 euro tatim të gjithë banorëve të kësaj komune.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Komunës, Leutrim Ajeti, i cili ka thënë se vendimi në Kuvendin Komunal është marrë me shumicë votash.


“Kuvendi Komunal sot me shumicë votash ka miratuar vendimin për faljen e tatimit në pronë në përputhje me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme”, ka njoftuar Ajeti.

Ndryshe, Asociacioni i Komunave të Kosovës e kanë dërguar në Kushtetuese Ligjin për tatimin në pronë të paluajtshme, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.

Ndaj kësaj ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur të kotë dërgimin e Ligjit në Kushtetuese për faktin se i njëjti ligj tashmë është në fuqi derisa komunat kanë kohë deri më 15 shator të vendosin nëse do t’ua falin ose jo deri 100 euro tatim qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori