Policia e Kosovës bën të ditur një rast të grabitjes në tentativë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, të mërkurën në ora 01:30.


“Viktima femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, i dyshuari mashkull kosovar, ka hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë thikë, ka tentuar të kryej grabitje duke kërkuar para”, bëhet e ditur në raport.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga kamerat e sigurisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/