Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Skenderaj, hajnat marrin 450 euro

Një rast grabitje e armatosur ka ndodhu mbrëmë pas mesnate në një pompë derivatesh në fshatin Tërnavc të Skenderajt.
Viktima mashkull kosovar-punëtor në pompë derivatesh, ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, kanë ardhur dy persona (në këmbë) të maskuar dhe armatosur dhe duke e kanosur me armë i kanë grabitur rreth 450 € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia raporton se nuk ka të lënduar, ndërkaq njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































