Një përgjim ambiental ka krijuar dyshime të forta te prokurorët e Krimeve të Rënda për ekzistencën e një organizimi mes të arrestuarve të deritanishëm për grabitjen e milionave euro në Rinas.
Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se përgjimi është realizuar pak minuta pas shoqërimit në polici të Oltion Veselit, Renaldo Sulës dhe Saimir Çelës, aktualisht të lënë në burg nga Krimet e Rënda.
Teksa janë lënë vetëm, ata kanë folur me njeri-tjetrin duke shprehur shqetësim se si do të vepronin dhe për vitet e burgut që mund të rrezikonin. Por sipas burimeve, pikante në bisedën mes dy prej tyre është momenti ku ata i referohen një personi tjetër, duke e cilësuar atë “I madhi”. Por nëse deri tani autoritetet kanë prezantuar Admir Muratajn si organizator të grabitjes, i cili u vra ditën e ngjarjes, atëherë cili është “i madhi”?
A2CNN shkruan se ka mësuar ndërkohë të tjera detaje nga dëshmia e Alkond Bengasit, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë.
Ai u vu me shpatulla pas murit, kur hetuesit i vunë përpara shenjën e një prej gishtave të tij të gjetur në perden e furgonit të përdorur në grabitje.
Bengasi ka rrëfyer shndërrimin e furgonit nga një “Shervolet” me ngjyrë të gjelbër në mjetin e ditës së ngjarjes, i bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Sipas tij, furgoni ishte sjellë në Elbasan nga një prej vëllezërve Çala.
“Më patën thënë se do ta bënin sportiv dhe i kam parë të bëjnë xhiro në Bradashesh pranë një rrobaqepësie në pronësi të tij”, ka pohuar ai.
Bengasi ka treguar se e ka njohur këtë furgon në videot e grabitjes nga parakolpi i tij.
Në deklarimet e tij, ai ka pohuar se këtë furgon e ka sjellë Admir Murataj nga larg, duke nënkuptuar se ka ardhur nga Kosova.
Deri më tani, drejtësia ka vënë nën përgjegjësi 5 persona për grabitjen në Rinas. I fundit i arrestuar, Elton Pikli, u la të premten në masën “arrest në burg”.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura, ai pranoi të kishte njohje me Admir Muratajn, por mohoi kategorikisht të ketë lidhje me grabitjen në aeroport.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë