LAJMI I FUNDIT:

Grabitet Tite, ish-trajneri i Brazili gjithashtu përjeton dhunë nga hajdutët

Grabitet Tite, ish-trajneri i Brazili gjithashtu përjeton dhunë nga hajdutët

Tite, trajneri që drejtoi Brazilin në Kupën e Botës “Katar 2022”, ka përjetuar një situatë shumë të pakëndshme në qytetin e Rio de Zhaneiro.

Përkatësisht, Tite është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shëtitur në Barra da Tijuca.

Grabitësit thuhet se i kanë hequr me dhunë zinxhirin e arit nga qafa ish-trajnerit të Brazilit.


Ata madje thuhet se nuk e humbën rastin për t’i dhënë disa fjalë të rënda teksa ia kanë tërhequr edhe veshin.

Fjalët e rënda në drejtim të Tites erdhën për shkak të dështimit të Brazilit në Kampionatin Botëror.

Selecao u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, e cila ishte më e mirë pas gjuajtjes së penalltive. /Telegrafi/