Grabitet një shtetas i huaj në Prishtinë, rrahet e kërcënohet brenda një veture - rasti po hetohet

Një person (shtetas i huaj) ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës e kishin futur në një veturë të cilët e kishin rrahur e kërcënuar.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:30, në Prishtinë.
Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës e kishin futur në një veturë, rrahur dhe kërcënuar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































