LAJMI I FUNDIT:

Gra dhe burra, të gjithë kamionistë – historia e rrallë e familjes nga Durrësi

Gra dhe burra, të gjithë kamionistë – historia e rrallë e familjes nga Durrësi

Drejtimi i një kamioni konsiderohet një punë burrash, për shkak të vështirësive që ka profesioni i kamionistit, por Miranda Dervishi, 46-vjeçarja nga Ishmi i Durrësit e ka pranuar prej vitesh këtë sfidë.

Jo vetëm ajo. Stereotipet gjinore për profesionet mashkullore nuk janë pjesë e familjes së saj.

”Dy djemtë i kam me kamion. Edhe vëllezërit kamionistë. Edhe nuset e vëllezërve kamioniste, edhe motrën. Jemi të gjithë familje kamionistësh…. Kur e bën këtë punë me pasion dhe në familje është diçka shumë e veçantë”, tha Miranda Dervishi, drejtuese kamioni.


Miranda emigroi në Itali në mesin e viteve ’90. Dëshira për të sfiduar veten ishte e madhe, ndaj e braktis profesionin e parukieres. Para se të bëhej kamioniste, punoi mbi 10 vjet si shofere autobusi në rajonin e Lombardisë.

“Provova të regjistrohesha dhe për patentë avioni, për pilote, por nuk m’u dha mundësia se isha në moshë të madhe. Më ngeli pishman”, tha ajo.

Përveç sakrificave si nënë e tre fëmijëve, për shkak të profesionit, ajo përballet me një ambient tejet mashkullor ku shpesh e ngacmojnë.

”Është normale të ngacmojnë kur shohin një grua të bëjë punën e një mashkulli dhe punë e rëndë. Është sfiduese, po nuk u jap motiv që të më ngacmojnë më tej. U jap respekt dhe e bëj të përfaqësueshëm çdo kamionist si familjar. Duhet një sjellje shumë e rregullt”, tha ajo.

Silvio është djali i dytë i Mirandës. Ashtu si e ëma dhe ai ka vendosur të ndryshojë profesion.

”Kam mësuar për kuzhinë, por aty punoja shumë dhe nuk paguhesha fare. Si kamionist punova një vit si punëtor dhe kalova në hesapin tim, se atje lek ka, po punova”, tha Silvio.

Në familjen e tyre, të gjithë e duan punën që bëjnë, ndërsa mbështesin edhe Xhenin, vajzën e vogël të Mirandës e cila po mëson dhe ëndërron që një ditë të bëhet pilote avionësh.

”Të jetë e lirë dhe të ketë dashuri për atë që bën. Ajo ka rëndësi”, u shpreh Xheni./ Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Lajme
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

Lajme
Kalo në kategori