LAJMI I FUNDIT:

GP AVIATION me partnerin PRISHTINATICKET fillon operimin e linjës ajrore Prishtinë-Nurnberg-Prishtinë

GP AVIATION me partnerin PRISHTINATICKET fillon operimin e linjës ajrore Prishtinë-Nurnberg-Prishtinë

Të larguar nga Kosova për shkak të faktorëve të ndryshëm, diaspora shqiptare është ende shtylla ekonomike dhe emocionale e vendit tonë, e cila çdo vit rikthehet në atdhe për t’i vizituar familjet e shoqërinë.

Por edhe kalimi i pushimeve në Kosovë i ka sfidat e veta, e posaçërisht në aspektin e transportit ku jo gjithmonë ka linja ajrore prej qyteteve të ndryshme, e gjithashtu edhe çmimi i biletave të linjave ajrore është i lartë dhe kjo i nxitë diasporën të bëjnë rrugë të largëta me vetura.

Por, GP AVIATION së bashku me PRISHTINATICKET, agjensioni lider i fluturimeve që ka transportuar mbi 177.125 mijë pasagjerë (e konfirmuar nga autoriteti i aviacionit civil të Kosovës) gjatë vitit 2021 dhe që është cilësuar një prej kompanive ajrore më të mira për Organizim dhe Performancë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, si gjithmonë sjell risi për klientët e vet.

Kësaj radhe, përmes Prishtina Ticket ju mund të udhëtoni nga data 2 prill edhe përmes linjës ajrore Prishtinë-Nurnberg-Prishtinë.

Kjo linjë ajrore do të jetë në dispozicion për dhjetëra mijë shqiptarë të cilët gjenden në Nurnberg dhe qytetet përreth, e të cilët edhe mund ti blejnë biletat me çmime të volitshme në www.prishtinaticket.net

Përndryshe, Prishtina Ticket ofron edhe operim të linjave ajrore nga qytetet tjera të Gjermanisë si Düsseldorf , Stuttgart , München , Münster. Po ashtu edhe nga Basel i Zvicrës dhe nga Suedia përmes Växjö Smaland.

Për të rezervuar biletën tuaj për ti vizituar familjarët e miqtë në Kosovë, vizitoni Prishtina Ticket në: www.prishtinaticket.net

Orari i Punës:08:00-22:00
Nr. Tel:

+41 61 510 06 86  (Zvicër),
+49 7621 916 5313 (Gjermani),
+46 470 580 944 (Suedi),
+383 49 200 286 (Kosovë)

Artikull i sponzorizuar