LAJMI I FUNDIT:

Gostivari do të jetë pjesë e projektit për punësim të UNDP-së

Gostivari do të jetë pjesë e projektit për punësim të UNDP-së

Në Komunën e Gostivarit sot filloi puna për projektin e promovimit të tregjeve përfshirëse të punës. Ky projekt, që synon shtimin dhe lehtësimin e punësimeve në disa vende të rajonit, realizohet nga UNDP (Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara) dhe ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës), njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të këtij projekti, dy organizatore të UNDP-së dhe një konsulent i jashtëm realizua takim me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, të cilin e njoftuan rreth detajeve dhe zgjatjes në kohë të projektit.

Në drejtim të aktiviteteve të planifikuara organizatorët mbajtën më pas një takim pune me përfaqësues të Agjencisë për Punësim, Sektorit të Biznesit, Administratës komunale dhe OJQ-ve. Në takim u diskutua rreth
mundësive dhe potencialeve të Gostivarit.


Projekti i përbashkët regjional “Promovimi i tregjeve përfshirëse të punës” (Promoting Iclusive Labour Markets) implementohet në shtetet e rajonit të Ballkanit: Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të zi dhe Serbi. Komuna e Gostivarit është zgjedhur si pilot komunë për Maqedoninë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori