Goshev: Do të ndryshojnë normat të interesit për kreditë, secila bankë do të vendos individualisht për rritjet e reja
Kreditë do të bëhen më të shtrenjta.
Këto janë pritjet e disa ekspertëve pas vendimit të djeshëm të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për të rritur sërish normën bazë të interesit për arkëtuesit e BQK-së, që është tregues se në cilin drejtim do të lëvizin normat e interesit si për depozitat ashtu edhe për kreditë.
Ish-guvernatori i BPRM-së, Goshev, thotë se tani në lëvizje janë bankat, të cilat me gjasë do të rrisin çmimin e kredive.
Por sa, çdo bankë do të vendosë në mënyrë të pavarur.
“Pritet masa zyrtare e BPRM-së, por se a do të reagojnë bankat kjo është çështje tjetër, por mendoj se do të reagojnë, mendoj se do të ketë një zhvendosje për interesat e kredive dhe depozitat, por se sa do të jetë do të vendosë secila bankë individualisht si subjekt. Ata që kanë kontrata fikse nuk do të goditen nga rritja e interesit, por ata me kontrata variabël mund t’i goditën në varësi të ndërrimit të nivelit të lartë”, tha për Tv Telma, Petar Goshev, ish-guvernator i BPRM-së.
Nisur nga zhvillimet globale që reflektohen në ekonominë vendase, Goshev pret që deri në fund të vitit të ndërmerren edhe masa të tjera nga BPRM.
Bankierët po qetësohen sërish.
Ata thonë se është shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhë sepse aktualisht bankat po monitorojnë situatën.
Deri më sot, organizata e konsumatorëve nuk ka marrë ankesa nga qytetarët se bankat kanë rritur koston e kredisë.
Megjithatë, ata apelojnë qytetarët që të kontrollojnë me kujdes marrëveshjet e kredisë.
Banka Popullore ngriti normën bazë të interesit nga 1.75 në 2 për qind.
Tashmë ka një rritje të moderuar të interesave të depozitave.
BPRM rrit normat e interesit për herë të tretë.
Sipas ekspertëve, lëvizja e bankës vjen si përgjigje ndaj presioneve inflacioniste, të cilat pritet të jenë prezente në periudhën e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City