LAJMI I FUNDIT:

Gordana Jankulloska lirohet përkohësisht nga burgu

Gordana Jankulloska lirohet përkohësisht nga burgu

Gjykata e Apelit në Shkup ka pranuar ankesën e Gordana Jankulloskës, me çka e liron atë nga burgu. Siç theksohet, ajo do të lirohet me 1 nëntor.

“Duke vepruar në bazë të lëndës KR-133/23, Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit në Shkup ka marrë aktvendim me të cilin e refuzon si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup, ndërsa pranoi ankesën e të dënuarës Gordana Jankulloska nga Shkupi, me të cilën vendimi i Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Penale Shkup e ndryshoi dhe e liron të dënuarën më 01.11.2023 nga vuajtja e dënimit me burg, me kusht që të mos kryejë vepër të re deri në datën përfundimi të lirimit, 28.09.2024”, thuhet mes tjerash në njoftim.


Ndryshe, ish-ministrja Jankulloska po vuan dënim me burg për rastin “Tanku”, për furnizimin e paligjshëm të “Mercedesit” të famshëm. Ajo në vitin 2018 dënua me gjithsej 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit paraprakisht ia uli dënimin në 4 vjet.