LAJMI I FUNDIT:

Goran Cvetinov: “Neptun” dhe “Balfin” i vlerësojnë seriozisht të punësuarit, partnerët dhe klientët e vet

Goran Cvetinov: “Neptun” dhe “Balfin” i vlerësojnë seriozisht të punësuarit, partnerët dhe klientët e vet

Zinxhiri më i madh i marketeve për teknikë të bardhë dhe elektronikë në Maqedoni, “Neptun”, i cili është anëtar i grupacionit “Balfin”, dyqanin e vet të parë e hapi në vitin 1998 në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup. Që atëherë, kompania ka zhvilluar një rrjet prej 25 vendeve shitëse në 21 qytete dhe ka rritur numrin e kategorive dhe markave me famë botërore që blerësit mund t’i blejnë.

Aktualisht, “Neptun” ka më shumë se 400 të punësuar, numër që rritet për rreth 10 përqind në nivel vjetor. Kjo e bën kompaninë zinxhir më i madh i marketeve për teknikë të bardhë dhe elektronikë në Maqedoni, duke marrë parasysh numrin e dyqaneve, zgjedhjen e produkteve, markave, të ardhurave dhe shërbimeve shtesë.


Fillimi i historisë profesionale të Goran Cvetinovit është pothuajse identik me fillimin e “Neptunit”, një markë që tani është pjesë e grupacionit “Balfin”. Ai në kompaninë për shitjen e pajisjeve elektronike ka qenë për më shumë se 20 vjet, gjegjësisht që nga fillimet e saja. Siç u zhvillua “Neptuni”, ashtu edhe Cvetinov përparoi nga një shitës, në menaxher dyqani, drejtor i shitjes me pakicë dhe drejtor komercial deri në drejtor gjeneral vitin e kaluar. “Balfin”, grupacioni të cilit i përket Neptun, u jep rëndësi të veçantë të punësuarve të vet dhe ju përkushton shumë resurse dhe kohë për t’u mundësuar atyre të zhvillohen në mënyrë profesionale.

“Balfin” është një nga kompanitë më të mëdha investuese në rajon. Çfarë mendoni se e dallon atë nga aspekti i qasjes dhe mënyrës së punës?
– Gjithmonë merren në konsideratë dhe vlerësohet mendimi i të punësuarve, partnerëve dhe klientëve. Inkurajohet shprehja e qëndrimeve të ndryshme, njihen dhe promovohen performanca të larta. Stimulohet inovacioni, jemi të fokusuar në të ardhmen dhe gjithmonë përpiqemi të gjejmë mënyrë për t’i bërë gjërat më të mira.

Ju jeni në krye të kompanisë për shitjen e teknikës të bardhë dhe elektronikës, “Neptun”, e cila vitin e kaluar ka shënuar dy dekada punë. Si ishte zhvillimi i kësaj kompanie dhe ku aktualisht është e listuar në treg?

– Dyqani i parë u hap në vitin 1998 në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup kurse në vitin 2006 u hapën dyqane në stadiumin e Shkupit, Gostivar dhe Tetovë. Zhvilluam një rrjet në 21 qytete me 25 vende shitëse. Me rritjen e numrit të vendeve shitëse u rrit edhe numri i kategorive të markave botërore që na kanë dhënë besimin për t’i përfaqësuar në tregun maqedonas. Për një pjesë të mirë të tyre si Beko, LG, Tesi, Kandi, ne jemi të vetmit përfaqësues. Përveç asortimentit më të madh të produkteve, “Neptun” si lider në treg, prezantoi edhe shumë shërbime inovative si financimi i menjëhershëm, sigurimi shtesë i produkteve, mënyra të ndryshme të shpërndarjes dhe shumë shërbime të tjera të përshtatura për nevojat e konsumatorëve. Aktualisht jemi kompania më e madhe e konsumit për elektronikë dhe pajisje të amvisërisë sipas numrit të vendeve të shitjes, asortimentit të produkteve, markave tregtare, të punësuarve, shërbimeve plotësuese. Ne kemi 400 të punësuar, numër që rritet për rreth 10 përqind në nivel vjetor.

Një pjesë e mënyrës së punës së “Balfin” është vazhdimisht t’u mundësohet të punësuarve të zhvillohen brenda grupacionit përmes trajnimeve, shanseve për përparim dhe të ngjashme. Sa zbatohet kjo në “Neptun”?
– Shembulli im personal, i cili sigurisht që nuk është i vetëm, flet mjaftueshëm për mundësitë që i ofron “Neptun” në aspektin e avancimit, qoftë kjo për avancim në kompaninë amë ose në ndonjë kompani tjetër nga grupacioni “Balfin”. Mundësitë rriten me rritjen e grupacionit dhe investimet e bëra nga “Balfin” në vazhdimësi. Avancimi në kompani dhe grupacion është rezultat i zhvillimit të vazhdueshëm të të punësuarve në të gjitha nivelet, përmes programeve për trajnim dhe zhvillim, në përputhje me nevojat e kompanisë, ndryshimet në mjedis dhe risitë në punë. Ne kemi bashkëpunim afatgjatë me Universitetin e Lubjanës, ku shumë nga të punësuarit tanë kanë pasur mundësinë të avancojnë njohuritë e tyre me mbështetjen e plotë nga “Neptun”. Investimi në avancimin e të punësuarve kontribuon edhe në shërbimin cilësor dhe profesional ndaj klientëve.

“Balfin” u përkushtohet edhe projekteve me përgjegjësi shoqërore. A është kjo praktikë e “Neptunit”?
– Si pjesë e grupacionit “Balfin” edhe “Neptuni” merr pjesë në projekte me përgjegjësi shoqërore. Deri tani kemi realizuar një numër të madh aktivitetesh ndërsa do t’i kisha veçuar donacionet në mbi 400 amvisëri të prekura nga fatkeqësitë elementare, pastaj në shumë institucione arsimore, klube sportive, atletë-individ, të punësuar si dhe individë dhe organizata të tjera.

A mund të na tregoni diçka më shumë për planet e ardhshme për “Neptun”?
– Vazhdimisht punojmë për avancimin e përvojës së përgjithshme të konsumatorëve. Për këtë qëllim ne jemi në procesin e zbatimit të teknologjive dhe veglave të reja që do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat dhe shprehitë e konsumatorëve. Përfitimet e teknologjive të reja së shpejti do të mund t’i ndjejnë edhe vizitorët e vendeve tona shitëse, ku do të instalohen smart displej interaktiv që do të jenë në shërbim të konsumatorëve, si dhe aplikacion celular për informim më të mirë rreth ofertave dhe përfitimeve aktuale nga programit jonë besnik haPPy. Në planet tona është edhe rritja e numrit të përdoruesve të NLB haPPy kartelës së kredisë MasterCard me bashkëpunim, e cila ofron shumë përfitime për përdoruesit si cashback dhe grejs-periudhë pa interes te më shumë se 230 tregtarë, përkatësisht mbi 1.000 vende shitëse. Përveç kësaj, në planet tona është edhe një koncept i ri për ekspozimin e produkteve në sallone.

Rreth Grupacionit “Balfin”
Grupacioni “Balfin” është një nga grupacionet investuese private më të mëdha në rajon, i njohur për investimet e veta në qendra tregtare, lokacionie rezidenciale dhe komerciale, projekte turistike, si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, aktivitete në industrine e modës dhe minierave, si dhe në shitjen me pakicë përmes markave si “Neptun”, Jumbo, SPAR, etj.

Artikull i sponsoruar

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori